HB_001_Affordable Commercial Icon Government Category Icon HB_001_MarketRate Multifamily Category Icon HB_001_Renovation HB_001_SeniorLiving Chevron Down Close Button Hamburger Navigation Heart Icon Facebook Logo Usluga Logo Horizontal logo-Usluga-with-text Usluga Logo Instagram Logo Linked-In Logo Twitter Logo YouTube Logo Magnifying Glass Minus Button Minus Button Plus Button Plus Button Triangle Group Triangle Single

Politikat e Privatësisë

Deklaratë e Përgjithshme

Kjo faqe interneti është menduar si një prezantim i përgjithshëm për USLUGA. Prandaj, fluksi i informacionit është kryesisht i jashtëm. USLUGA nuk i ndan, zbulon ose shet asnjë informacion palëve të treta, përveç nëse kërkohet me ligj për ta bërë këtë.

Mbledhja e informacionit

Në lidhje me lundrimin tuaj në faqen tonë të internetit, ne mund të mbledhim informacione në tre fushat e mëposhtme:

⚫ Formulari ynë “Kontakt”

Në faqen “Kontakt” ne ofrojmë një formë elektronike me qëllim të bërjes së pyetjeve nga ana juaj. Ne kërkojmë informacione të caktuara (psh. Emrin, telefonin, postën elektronike, kompaninë / organizatën) në mënyrë që të sigurojmë përgjigjen më të dobishme për ju. Ky informacion përdoret vetëm me qëllim të përgjigjes ndaj informacionit të kërkuar. Informacioni mund të ruhet në një bazë të dhënash rekord në mënyrë që të jetë në gjendje ta referojë atë më vonë, por nuk përdoret për ndonjë qëllim tjetër përveç përgjigjes së pyetjes.

⚫ Aplikim për punë

Në seksionin “Pse të punosh me ne” në faqen tonë të internetit, ofrohet mundësia që një vizitor të paraqesë rezymenë e tij për t'u marrë në konsideratë për punësim. Kjo fushë bën të mundur vijimin e këtij proçesi me stafin e brendshëm të “USLUGA”. Të gjitha të dhënat e vendosura në këtë fushë janë totalisht të mbrojtura dhe me siguri maksimale.

⚫ Google Analytics

Faqja jonë përdor ‘Google Analytics’ për të gjurmuar sesi vizitorët tanë përdorin faqen tonë. Ne e bëjmë këtë për të siguruar eksperiencën më të mirë të mundshme për vizitorët tanë. Çdo informacion i mbledhur, siç janë adresat IP, është informacion jo personal dhe asnjë prej këtyre informacioneve nuk është i lidhur me informacione personale për të identifikuar vizitorët tanë. ‘Google Analytics’ përdor cookies. Këto të fundit janë vetëm informacione teksti që një faqe interneti transferon në hard diskun e një individi ose pajisje të tjera të shfletimit të faqes në internet për qëllime të mbajtjes së regjistrave. Cookies lejojnë që faqja të kujtojë informacione të rëndësishme që do ta bëjnë përdorimin e faqes më të përshtatshme. Një cookie zakonisht do të përmbajë emrin e domenit nga i cili ka ardhur cookie, "jetëgjatësinë" e cookie-së dhe një numër unik të gjeneruar në mënyrë të rastësishme ose një vlerë tjetër. Ju mund të bllokoni cookies nëse dëshironi, duke ndryshuar cilësimet në shfletuesin tuaj të internetit. Gjithashtu, ju mund të hiqni dorë nga ‘Google Analytics’ që mbledh informacionin tuaj .‘Google’, mund të përdorë të dhënat e mbledhura në faqen e internetit të “USLUGA” gjithashtu. Për më shumë informacion në lidhje me mënyrën se si Google përdor të dhënat, ju lutemi referojuni deklaratës së Google: Partner Sites

Lidhje të tjera

Gjatë lundrimit tuaj në faqen e internetit të faqen e internetit të “USLUGA”, ju mund të ndeshni lidhje me faqet e tjera të internetit të operuara nga palë të treta, të tilla si Facebook, faqet e tjera të mediave sociale ose faqet e internetit të kompanive partnere. Nëse klikoni në njërën prej këtyre lidhjeve për të parë njërën prej atyre faqeve të internetit të operuara nga palë të treta, atëherë këto faqe të palëve të treta mund t'ju dërgojnë cookies e tyre për ju, të regjistrohen në adresën tuaj IP dhe të grumbullojnë të dhëna ose të kërkojnë informacione personale tuajat. “USLUGA” nuk kontrollon dhe nuk është përgjegjës për ato që bëjnë palët e treta me faqet e tyre të internetit, ose si i trajtojnë ato informacionet tuaja personale. Ju lutemi tregohuni të kujdesshëm dhe këshillohuni me politikat e privatësisë të postuara në secilën faqe interneti të palëve të treta për informacione të mëtejshme.

Për informacion të mëtejshëm

Ne besojmë se ju do të ndjeheni komfortë në lidhje me privatësinë tuaj pasi të vizitoni faqen tonë të internetit, por për çdo shqetësim që ju mund të keni, ju lutemi të na kontaktoni në:

  1. 📞 +355 69 20 80 242

  2. 📧 info@usluga.al

SHIKO PRONAT