Altura Trade Center
Një eksperiencë unike
Ejani dhe zbuloni projektin tonë më të ri që gjendet në një nga zonat më të rëndësishme në zgjatimin e Bulevardit të Ri.
Ajo çfarë e bën unike këtë zonë është fakti që ndodhet në hyrjen e parkut qendror dhe kufizohet në anën jugore me një arterie kryesore rrugore, Unazën e Katërt të qytetit. Ky projekt parashikon të miksojë disa funksione me kërkesa specifike si: biznesi, hotelerie, shërbimi dhe banimi.
Tre blloqet e qarkullimit të këtij objekti përveç shkallëve, do të përfshijnë edhe hapësira publike për ndërveprim social. Këto hapësira janë të projektuara si ballkone të drejtuara nga pjesa e parkut dhe do të funksionojnë si hapësira të përbashkëta për banorët apo përdoruesit midis kateve.
Hapësirat e përbashkëta të gjelbërta do të jenë të vendosura si në planin hortizontal ashtu edhe në atë vertikal. Projekti ka si qëllim final sistemimin dhe ringjalljen e të gjithë zonës ku po ndërtohet, duke përmirësuar cilësinë e jetës sociale nëpërmjet zonave të gjelbërta rekreative, infrastruktures dhe ofrimit të një game të gjërë shërbimesh.
Projekti do të jetë i organizuar në një ndërtesë me 19 kate, funksionet e së cilës do të jenë:
- Banim (me apartamente të tipologjisë 1+1, 2+1 dhe 3+1) dhe Zyra;
- Hapësirë komunitare e përbashkët;
- Hotel, Sallë Konferencash, Restorant, Auditor, Kinema dhe SPA;
- Ambiente Shërbimi
Këto ambiente do të ndahen dhe bashkohen nga hapësirat e gjelbërta të përbashkëta në ndërtesë duke ofruar godinën e ëndrrave për të jetuar dhe punuar. Zbuloni realitetin që ofron kjo ndërtesë dhe zgjidhni më të mirën per ju!