HB_001_Affordable Commercial Icon Government Category Icon HB_001_MarketRate Multifamily Category Icon HB_001_Renovation HB_001_SeniorLiving Chevron Down Close Button Hamburger Navigation Heart Icon Facebook Logo Usluga Logo Horizontal logo-Usluga-with-text Usluga Logo Instagram Logo Linked-In Logo Twitter Logo YouTube Logo Magnifying Glass Minus Button Minus Button Plus Button Plus Button Triangle Group Triangle Single

Usluga

Historia jonë

AS Hotel Durres
Pozicionuar në linjën e parë në bregun e detit, 13 km larg qendrës së Durrësit, me të gjitha avantazhet e arkitekturës, Star Hotel ofron një eksperiencë unike për të ndjerë qetësinë e një parajse pranë detit. Përveç pozicionimit mjaft favorizues hoteli gëzon një reputacion mjaft të mirë falë shërbimit profesional dhe të personalizuar.
AS Tirana Hotel
AS Tirana Hotel është zgjedhja juaj e përsosur për udhëtime biznesi apo dhe argëtimi. Një hotel i pozicionuar shumë pranë Qendrës, i cili ofron ambiente komode dhe shërbime me cilësi superiore në çdo kohë, sipas kërkesave të klientëve. Godina ofron, ndër të tjera bar, restorant, sallë konferencash dhe çdo fasilitet tjetër që e bën qëndrimin tuaj mjaft të rehatshëm.
Usluga Gate Tirana (UGT)
Ndërtesa është e organizuar në 7 kate zyra të përshtatshme për çfarëdolloj biznesi dhe 2 kate nëntokë si hapësira parkimi. Koncepti i zhvillimit të brendshëm të kateve do të jetë kryesisht “open space”, për t’ju përshtatur sa më shumë kërkesave dhe nevojave specifike të klientëve. Përveç një qendre prestigjoze me standartet më të larta të inovacionit në ndërtim, ky projekt garanton për bizneset zgjidhje të personalizuara të hapësirave.
Rezidenca AVID G28
Godinë shërbimi dhe banimi me 8 kate dhe 2 kate nëntokë.

Hapësira të përbashkëta, të cilat do të organizohen në kate të ndryshme, kryesisht pranë nyjeve lëvizëse dhe do të jenë në formën e tarracave në çdo kat duke ofruar më shumë hapësirë publike duke nxitur ndërveprimin social.
Hotel Eurostar
Hotel Eurostar është zgjedhja juaj e përsosur për udhëtime biznesi apo dhe argëtimi. Një hotel i pozicionuar shumë pranë Qendrës, i cili ofron ambiente komode dhe shërbime me cilësi superiore në çdo kohë, sipas kërkesave të klientëve. Godina ofron, ndër të tjera bar, restorant, sallë konferencash dhe çdo fasilitet tjetër që e bën qëndrimin tuaj mjaft të rehatshëm.
Horizont Hotel
Hotel Horizont ofron plot 64 dhoma standard dhe 14 dhoma superiore, të cilat janë të pajisura me një sërë lehtësish për të siguruar një qëndrim të këndshëm në bregdetin e Durrësit. Një eksperiencë unike ofrohet për pushuesit në të gjashtëmbëdhjetë suitat, dy ndër të cilat presidenciale, të dekoruara me aksesorë luksozë dhe dizajn unik.
Sun Hotel
Hotel Sun është një hotel elegant i vendosur në bregdetin e Durrësit, 5 km larg qendrës së qytetit. Lokacioni perfekt dhe fasilitetet e ofruara e kthejnë këtë hotel në një destinacion për të gjithë pushuesit gjatë verës, por edhe për ata që zgjedhin të kalojnë disa ditë në Durrës në çdo ditë të vititi. Kënaqësia e pushuesve është në fokus të stafit dhe mikrpritja është tashmë ajo për të cilën diferencohemi më shumë.
Belmondo Hotel
Belmondo Hotel dhe Apartamente, destinacioni juaj më i mirë veror. Mund të eksploroni ambientet e shumta, të shijoni mëngjesin në restorantin e hapur ose pushoni në tarracë gjatë pasdites. Sallat e konferencave janë në dispozicion për takimet e biznesit dhe pushimet do jenë mëse të kompletuara.
Altura Trade Ceenter
Ky projekt parashikon të miksojë disa funksione me kërkesa specifike si: biznesi, hotelerie, shërbimi dhe banimi. Tre blloqet e qarkullimit të këtij objekti përveç shkallëve, do të përfshijnë edhe hapësira publike për ndërveprim social. Këto hapësira janë të projektuara si ballkone të drejtuara nga pjesa e parkut dhe do të funksionojnë si hapësira të përbashkëta për banorët apo përdoruesit midis kateve.
Rezidenca AVID G29
Godinë shërbimi dhe banimi me 7 kate dhe 2 kate nëntokë. Apartamentet janë të organizuara në një kat dhe do të kenë një strukturë të inklinuar, ashtu sikurse do të kenë edhe orientimin. Ato do të organizohen në formë kubesh në fasadë, duke i dhënë të gjithë ndërtesës një ritëm më dinamik.
Kompleksi Usluga
I gjendur në zemrën e Tiranës kompleksi “Usluga” ofron shërbime dhe fasilitete për përmbushjen e nevojave të klientëve. Kompleksi eshtë i pozicionuar në një nga pikat kyçe të qytetit, tek “Stacioni i Trenit” ku ju ofron klienteve të saj mundësi aksesibiliteti të lehtë dhe të shpejtë në çdo pikë të qytetit.

Usluga

history

SHIKO PRONAT